Rikthehet terrori në Vlorë. Dy ditë pas atentatit në Lungomare ndaj Inez Hajrullës, pasditen e sotme është regjistruar një tjetër ngjarje. Në aksin Vlorë-Fier në Novoselë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makinë tip “Golf”, ndërsa raportohet për të lënduar.
Makina është bërë shoshë nga breshëria e plumbave të kallashnikovit. Pas breshërisë së plumbave kundër makinës, drejtuesi ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe ambulanca.
Pamjet e makinës tip “Golf” në Vlorë që u qëllua me breshëri kallashnikovi, ndërsa objektiv ishte Renato Aliraj.