Eniveld Aliu, autori i shpallur në kërkim për plagosjen me thikë mbrëmjen e sotme në Sarandë, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Burime pranë 27.al bëjnë me dije se ai ka qenë i arrestuar për mbajtje të armëve të ftohta.
29-vjeçari që u plagos mbrëmjen e sotme në Sarandë, Dino Majko si dhe autori i plagosjes Enivled Aliu. Mësohet se Aliu e ka goditur së paku 6 herë me thikë Majkon, i cili ka humbur shumë gjak. Por ende nuk dihen motivet e sherrit mes dy të rinjve.
Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka rrethuar të gjithë zonën, në mënyrë që grupi hetimor hetimor të punojë për zbardhjen e ngjarjes, ku mbeti i plagosur Dino Majko.