Policia e Lezhës ka arrestuar 48-vjeçarin Paris Deda, i cili ishte shpallur në kërkim pas një konflikti të ndodhur në zonën e Shëngjinit në datë 27 qershor 2022.
Në 27 qershor 48-vjeçari është përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë, për motive pronësie. Gjatë konfliktit, Paris Deda ka goditur me sende të forta (lopatë) 45-vjeçarin Armando Marku, banues në Shëngjin.
Mbi të rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Vetëgjyqësia”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.