Policia greke ka goditur ditën e sotme një rrjet i trafikut të heroinës. Gjatë aksionit të realizuar në Korfuz, kanë rënë në pranga tre shtetas shqiptarë të moshës 21, 28 dhe 51-vjeç, dhe dy shtetas grekë 38 dhe 57-vjeç.
Policia vijon kërkimet për anëtarët e tjerë të grupit, pesë shqiptarë të moshave 19-31 vjeç, dhe tre shtetas greke të moshave 28 deri 47 vjeç.
Gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar 805 gramë heroinë, 3520 euro, 1 makinë, 1 motorr dhe 6 celularë.