Dy italianë, Juri Margini dhe Emilio Finizio, dy reperë italianë janë arrestuar nga policia e vendit fqinj pas denoncimit të një shqiptari se e kishin sulmuar me thikë. Mediat italiane raportojnë se dy të rinjtë janë arrestuar për ngjarjen që ka ndodhur më 4 shkurt të këtij viti, ku mbeti i plagosur 20-vjeçari shqiptar Aldi Shipliati.
Ky i fundit rezident në vendin fqinj dhe sulmues i Arcetana Calcio, ekip që militon në ligën inferiore në Itali.
I riu shqiptar, sipas raportimin të autoriteteve vendase ndërhyri në mbrojtje të disa bashkëatdhetarëve të tij, dhe u godit me thikë në bark e gjoks nga dy persona. Hetimet e bëra çuan në arrestimin e dy reperëve.
Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor
Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...










