Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gjyshja i shokon të gjithë, lidh nipin me litar për të shpëtuar macen dy kate më poshtë (film)

Nga Ejona 0

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Kinë, ku një gjyshe ka gjetur një mënyrë krejt absurde për të shpëtuar macen e saj e cila ishte bllokuar dy kate poshtë apartamentit të saj.

Ajo ka vendosur të lidhë nipin e saj 7-vjeçar me litar dhe më pas ta lëshojë me kujdes drejt maces për të kapur dhe shpëtuar këtë të fundit.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Nanchong të Kinës, ndërsa gjyshja u kritikua në rrjet për veprimin e saj të rrezikshëm.

Sipas komentuesve, ajo ka rrezikuar jetën e nipit për të shpëtuar macen. Por për fat të mirë, as i mituri dhe as macja nuk pësuan asnjë dëmtim.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej