Gjyqtarja që i dogjën makinën dhuroi zemrën e djalit që ndërroi jetë në aksident vite më parë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqtarja që i dogjën makinën dhuroi zemrën e djalit që ndërroi jetë në aksident vite më parë

19:13 | 07/10/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

Gjyqtarja, të cilës i dogjën mbrëmjen e kaluar makinën në oborrin e pallatit ku banon në zonën e Vasil Shantos në kryeqytet, Arjana Liço, ka bërë në vitin 2004, një gjest i cili asokohe pati shumë impakt në opinionin publik dhe dha një mesazh mjaft të fortë për të gjithë prindërit që gjenden fatkeqësisht në pozicion kaq të vështirë, përballë humbjes së fëmijës.
Djali i saj Erjon Liço vdiq pas një aksidenti me motor, më 1 gusht 2004. Ai u përplas nga një kamion, shoferi i të cilit e braktisi në rrugë dhe deri më tani askush nuk e di se kush është shkaktari i tragjedisë, shkruante “Panorama” atë kohë: “Gjyqtarja mori një vendim të rëndësishëm pas kësaj, dhuroi zemrën e të birit duke bërë që një person të mbetej në jetë. Në fund ajo tha “Po”, por duke shtuar, “Vetëm zemrën”. Përsenë e mbajti për vete, ashtu siç edhe i takon. Ndërsa e shtuna i linte vendin së dielës, zemra e Erion Liços ndërroi krahëror, por nuk pushoi së rrahuri. Pas kalimit në gjendje koma, mjekët i kërkojnë të dhurojë organet më jetike të trupit: “Po, por merrni vetëm zemrën”.
Shkrimi i asaj kohe:
Arjana Liço dhuron zemrën e djalit të saj, Erjonit
Itali
Një nënë shqiptare dhuroi dje zemrën e të birit që i vdiq nga aksidenti në Itali.
Arjana Liço, gjyqtare e Gjykatës së Rrethit të Krujës, ka vendosur e vetme që me zemrën e djalit të saj 23-vjeçar, Erjonit, tashmë të jetojë një tjetër, duke qenë se i biri kishte pësuar vdekje të trurit. Erjon Liço vdiq pas një aksidenti me motor, më 1 gusht. Ai u përplas nga një kamion, i cili e braktisi në rrugë dhe deri më tani askush nuk e di se kush është shkaktari i tragjedisë.
Dhurata
Kur nëna e Erjonit, Arjana Liço, kishte mësuar lajmin se i biri nuk jetonte, një nga mjekët kishte një tjetër detyrë të vështirë. Ai duhej t´i kërkonte asaj zemrën e të birit, për një nga pacientët që prisnin në radhë prej vitesh.
Pyetjes së mjekut, nëse mund të jepte organet e të birit, duke marrë edhe aprovimin e prokurorisë, nëna duhej t´i përgjigjej e vetme. “Janë momente të tmerrshme ato, kur dëgjon një kërkesë të tillë”, përshkruan një gazetar italian, duke vazhduar: “Meritojnë një respekt të shenjtë, cilado qoftë përgjigjja”.
Në fund ajo tha “Po”, por duke shtuar, “Vetëm zemrën”. Përsenë e mbajti për vete, ashtu siç edhe i takon. Ndërsa e shtuna i linte vendin së dielës, zemra e Erion Liços ndërroi krahëror, por nuk pushoi së rrahuri.
Historia
Kishte shkuar në Napoli për të studiuar drejtësi, tre vjet më parë. Por një makinë apo një kamion, deri tani askush nuk e di, e ka përplasur duke e hedhur nga motori i tij, një orë pas mesnatës së 1 gushtit, në rrugën “San Rocco” në Napoli. 23-vjeçari nuk do të bëhet asnjëherë gjyqtar: as në Napoli, as në Shqipëri, e as në Londër.
Ai, që ëndërronte të udhëtonte me diplomën në xhep, emigrant intelektual, si gjyshi dhe vëllai i tij më i madh, humbi jetën fatalisht, ndërsa bënte një xhiro me motorin që e kishte shumë për zemër. Asnjë nuk e ka parë aksidentin që vrau Erjonin nga Kruja, djalin e dy gjyqtarëve, që kishte vendosur të ndiqte gjurmët e të parëve të tij.
Ai u gjet i dergjur në rrugë, nga një patrullë e policisë rrugore; kaska i kishte fluturuar tutje. Të afërmit treguan se nuk kishte qenë një festë dhe as nuk kishte pirë. Kishte dashur vetëm të bënte një xhiro me motor, pasioni i tij, 500 cilindrësh. U shoqërua në spitalin Cardarelli, që ishte vetëm dy hapa larg dhe u shtrua në reanimacion.
Lufta e tij për të jetuar zgjati deri të shtunën në mbrëmje, kur aparaturat që tregonin nëse ishte apo jo gjallë, pushuan së dhëni sinjale. Jashtë sallës, të parët që morën lajmin ishin nëna e tij, Arjana Liço, vëllai i Erjonit, Renatoja, ky me studime në Kanada, si dhe konsulli i nderit i Shqipërisë në Itali, Claudio Panarella, që ndihmoi në nxjerrjen sa më shpejt të dokumenteve për të ëmën; në këto kohë kur i gjithë sistemi burokratik ndodhet me pushime.
Varrimi në Berat
Erjoni do të prehet pranë babait të tij
Erjon Liço do të varroset në Berat pranë babait të tij, Hiqmetit. Kështu tregojnë të afërmit e tij, të cilët sapo janë kthyer nga Italia dhe janë në mbërritje të ardhjes së trupit të pajetë të 23-vjeçarit. Ata rrëfejnë se para 13 vitesh Erjonit i vdiq i jati, Hiqmet Liço, i cili punonte gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Krujë. Ndërkohë, tragjedia e fundit në këtë familje u shënuar aksidenti i Erjonit. Ë ëma e tij është shprehur se i biri do të varroset pranë të atit, në qytetin e Beratit. Megjithatë, tani për tani ata nuk e kanë të sigurt që kur do të riatdhesohet trupi i pajetë i 23-vjeçarit, për shkak se duhet të respektohen një sërë rregullash për të marrë kufomën.
Të gjithë anëtarët e familjes, juristë
Familja Liço është ndryshe edhe familja e juristëve, nga të cilët dy janë ndarë nga jeta tashmë, dhe dy vazhdojnë të jetojnë. Familja e Hiqmet Liços përbëhej nga katër anëtarë: ai, bashkëshortja dhe dy djemtë e tij, Erjoni dhe Renato. Hiqmeti ishte caktuar gjyqtar në Krujë dhe detyrohet të tërheqë edhe familjen e tij po në këtë qytet. Për shkak të një sëmundjeje të rëndë, ai vdiq dhe e shoqja e tij, Arjana, nga mësuese matematike, mbaron kursin dhe kthehet në gjyqtare po në këtë rreth. Ajo e vazhdon dhe sot e kësaj dite këtë profesion. Ndërkohë, dy djemtë e tyre, i pari, Renato, shkon në Kanada për studime ku vazhdon për juridik, ndërsa Erjoni, që ishte fëmija më i vogël i familjes, prej tre vitesh kishte nisur studimet në Napoli, po për të njëjtën degë. Për fat të keq, pas aksidentit më 1 gusht, Erjoni pësoi dëmtime fatale dhe mjekët e Napolit bënë të pamundurën për ta rikthyer në jetë. Ai vdiq, duke shënuar kështu largimin e dytë nga familja të juristit të dytë të saj. Ndërkohë, i vëllai vazhdon studimet në Kanada dhe e ëma e tij, rreth të 50-ave, vazhdon punën si gjyqtare po në këtë rreth.
Operacioni/ Zemra e Erjonit i vendoset një tjetri
E premtja mbrëma ka gëzuar një familje dhe ka hidhëruar një tjetër. Mjekët i kanë kërkuar së ëmës së Erjonit, e cila ndodhej në Napoli që ditën e aksidentit , që duke qenë se djali i saj kishte vdekur klinikisht prej disa orësh, t’i jepte zemrën e tij një personi që ka nevojë për një të tillë. Sipas një të përditshmeje italiane, mësohet se në të njëjtën sallë, sapo është marrë miratimi i nënës së Erjonit, ka nisur operacionin për të bërë transplantimin e zemrës. Në të njëjtën sallë, brenda pak minutash i është hequr zemra Erjonit dhe i është vendosur një tjetri. Mësohet se ëma e Erjonit nuk ka dijeni nëse është i ri apo i vjetër. Mjekët i kanë thënë se do t’i tregojnë vetëm nëse operacioni del me sukses, pas një viti, se si i vazhdon jeta atij personi që jeton me zemrën e djalit të saj, shkruante Panorama në 2004-trën.
/Albeu/
Etiketa: aksidentArjana LiçoErjon LiçoGjyqtarjaGjyqtarja që i dogjën makinën dhuroi zemrën e djalit që ndërroi jetë në aksident vite më parëHiqmet LiçoNapoliSan Rocco

Të Lidhura

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

nga 27
09:39 | 15/01/2026
0

Një operacion i rrallë dhe me masa ekstreme sigurie është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të 15 janarit,...

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

nga 27
09:29 | 15/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande...

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

nga 27
09:21 | 15/01/2026
0

Kosova shënon sot 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda dhe më tronditëse të kryera gjatë...

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

nga 27
09:05 | 15/01/2026
0

Një 52 vjeçar u arrestua pasi u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet 60 kg kanabis...

Para
Sulm me thikë brenda banesës në Newcastle/ Humb jetën foshnja 3-javëshe, plagoset nëna 21 vjeçare

Sulm me thikë brenda banesës në Newcastle/ Humb jetën foshnja 3-javëshe, plagoset nëna 21 vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

09:39 | 15/01/2026
Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

09:29 | 15/01/2026
Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

09:21 | 15/01/2026
Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

09:05 | 15/01/2026
Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

08:45 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –
  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –
  • Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –
  • Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –
  • Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –
  • Këmbimi valutor 15 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –
  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com