Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gjykim i shkurtuar për dhunuesin e 15-vjeçares/ Majlinda Bregu: Nëse çështja bie në dorë të…

Nga Ejona 0

Politikania Majlinda Bregu ngre alarmin lidhur me dënimin që mund të marrë pedofili që dhunoi seksualisht 15-vjeçaren në Babrru.

Bregu thotë se ligji i jep atij mundësinë të kërkojë gjykim të shkurtuar, dhe duke marrë parasysh që çështja mund të bie në dorën e ndonjë gjyqtari të papërgjegjshëm, roja i shkollës që dhunoi dhe shantazhoi të miturën mund të marrë një dënim minimal.

“Unë nuk gjej argument bindës se  pse një dhunues fëmijësh MUND të kërkojë, sipas Kodit  Penal, GJYKIM TE SHKURTUAR. Nëse ky miratohet me vendim gjykate, dhunuesi përfiton 1/3 ulje dënimi!!!! (Neni 403 I Kodit të Procedurës Penale NUK lejon vetëm të dënuarit më burgim të përjetshëm të kërkojnë gjykim të shkurtuar, ndërsa rasti në fjalë këtu,dënohet sipas nenit 101 të Kodit Penal nga 5-20 vjet heqje lirie.) Largqoftë bie çështja në dorë të ndonjë gjykatësi të papërgjegjshëm! Por në shoqëri si e jona me këtë incidencë të dhunës ndaj të miturve e grave, a i duhet lënë e drejta e gjykimit të shkurtuar dhunuesve të fëmijëve?! Keqardhja nuk mjafton! Ajo nuk peshon asnje gram aq sa të ndryshojë situatën,” shprehet Bregu.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej