Gjykata e Posaçme ka refuzuar ankimimin e Arben Ahmetajt për kontrollin e banesës së bashkëjetueses së tij.
Nëpërmjet avokatëve mbrojtës, deputeti socialist, ankimoi vendimin e kontrollit, ku kërkoi që ai të shpallet antikushtetues dhe i paligjshëm, por kjo ankesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari Dhimitër Lara.
Kontrollin e ushtruar më 9 mars nga Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, avokatët mbrojtës të Ahmetajt e kundërshtuan me pretendimin se SPAK ka shkelur ligjin dhe kushtetutën, duke mos marrë një autorizim nga Kuvendi për kontrollin e banesës ku deputeti bashkëjeton me shtetasen Erjola Hoxha, por ky pretendim nuk u mor parasysh nga gjykata.
Kujtojmë se rreth një javë më parë dy vila të ndodhura në pronësi të ish bashkëshortes dhe bashkëjetueses së Ahmetajt, ku u ushtrua edhe kontrolli u vunë nën sekuestro nga Prokuroria e Posaçme.
Njëra prej vilave ndodhet në Hamallaj dhe tjetra në Palasë.
Vendimi i sekuestrimit të dy pronave vjen si rezultat i hetimit të regjistruar nga SPAK për akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyres, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë, për deputetin Ahmetaj.