• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjykata e Tiranës lë në burg Gjergj Cukalin

13:11 | 15/07/2016
në Uncategorized
0

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot ‘Arrest në burg’ për Gjergj Cukalin, i njohur ndryshe si “i forti” i “Myslym Shyrit”, i cili u arrestua 4 ditë më parë gjatë një operacionit të policisë së Tiranës ku u godit një grup kriminal që tregtonte kokainë.

Cukali u arrestua në kuadër të operacionit ‘Tangent’ bashkë me 6 persona të tjerë, mes tyre një grua. Hetimet kishin së paku pesë muaj më parë, ndërsa në total në kuadër të këtij grupi, që prej nisjes së hetimeve janë arrestuar 16 persona.

Lexo edhe

Arrestohet aktori i ‘Hollywood’ –

Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –

Policia sekuestroi 282 gramë kokainë, 25 telefona celularë, 5 automjete të ndryshme dhe 15 çelësa makinash, etj. Ndër të arrestuarit, janë edhe dy shqiptarë nga Kosova me banim në Prishtinë. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj tha se grupi shpërndante lëndën narkotike në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Grupi kriminal drogën e fshihte kryesisht në banesat e femrave që kishin marrëdhënie me trafikantët dhe e fshihnin në lodrat e pelushit. Nga hetimet dyshohet se Cukali e personat e tjerë, dyshohet se punonin prej një viti në shitjen e shpërndarjen e drogës.

Nga hetimet është zbuluar se droga sigurohej nga Gjergj Cukali, i cili dyshohet se e blinte tek një grup personash që udhëtonin në Holandë. Ndaj të arrestuarve policia ka nisur edhe hetimin pasuror. Ndërkohë, ndaj Gjergj Cukalit është ngritur edhe akuza e falsifikimit të dokumenteve.

 

TË ARRESTUAR NGA OPERACIONI “TANGENT”

  1. Gjergji Cukali, 37 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për “Pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje”;
  2. Artur Tarja, 36 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;
  3. Muharrem Kallushi,32 vjeç ,nga Tirana
  4. Vjollca Gjoka, 46 vjeçe, nga Tirana;
  5. Gentian Balliu, 30 vjeç, lindur në Kurbin e banues në Tiranë;
  6. Armand Gjoka, 50 vjeç, nga Tirana;
  7. Krisald Kundraxhi, 29 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për veprën penale të prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike

 

Në kohë të ndryshme më herët, në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar edhe 9 shtetas:

  1. J. K., 26 vjeç, nga Tirana;
  2. A. M., 37 vjeç, nga Prishtina;
  3. J. B., 33 vjeçe, nga Prishtina;
  4. H. T., 45 vjeç, nga Kavaja;
  5. A. T., 27 vjeç, nga Kavaja;
  6. J. H., 26 vjeç, nga Durrësi;
  7. A. S., 26 vjeç, nga Korça;
  8. G. Ç., 25 vjeç, nga Korça;
  9. M. J., 33 vjeç, nga Tirana

 

KUSH ESHTE GJERGJ CUKALI

Gjergj Cukali ka qenë një prej personazheve të njohura të botës kriminale të kryeqytetit, pasi bashkë me miqtë e tij, Florian Metalla, Ledio Lito, Ilir Kodumi, Eduart Skuka dhe Durim Gurzi, morën peng Fatjon Demirlikën dhe kërkuan 100 mijë euro për lirimin e tij. Por plani i tyre dështoi, pasi u arrestuan në kohë nga Policia e Tiranës.

 

Në korrik të vitit 2004, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, pranë një karburanti, merret peng Fatjon Demirlika. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së Demirlikës një shumë prej 100 mijë eurosh në këmbim të lirimit të të afërmit të tyre. Vendi i dorëzimit të parave ishte lënë në varrezat e Tufinës. Familjarët e Demirlikës njoftuan policinë, e cila vendosi të dërgojë një agjent të sajin për të dorëzuar gjobën e vendosur nga pengmarrësit.

 

Në momentin e dorëzimit të shumës prej 100 mijë eurosh, policia arrestoi Ledio Litën, i cili më pas tregoi vendin ku mbahej pengu Demirlika. Pak orë më vonë, falë një tjetër operacioni policor, u bë lirimi i pengut, si dhe u arrestuan Gjergj Cukali, Florian Metalla, Ilir Kodumi e Eduard Skuka. Në përpjekje për të shpëtuar nga duart e policisë, banda e pengmarrësve vrau Endri Shimën, mik i ngushtë me pengun Fatjon Demirlika. Nga hetimet rezultoi se autori i vrasjes së Shimës ishte Durim Gurzi. Ky i fundit mundi t’u shpëtojë prangave, për t’u kapur tre vjet më vonë.

 

Në fund të gushtit 2012, Gjergj Cukali është kapur pranë lulishtes “1 Maji”, përballë ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”, me një pistoletë tip “Glock” me 17 fishekë, që e mbante në një çantë të vogël. Rreth orës 16:00 të 5 majit 2012, Shpend Kadiu, 43 vjeç, punonjës sigurie, në një kompani private, ka bërë kallëzim se në rrugën “Mihal Grameno”, pranë Shkollës së Baletit, është dhunuar fizikisht dhe është kërcënuar me armë për jetën nga dy persona të panjohur, për një vend parkimi të parapaguar.

 

Policia asokohe tha se nga deklarimet e marra është arritur të identifikohen autorët e ngjarjes, Gjergji Pjerin Cukali, 33 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Myslym Shyri”, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale

Të Lidhura

Arrestohet aktori i ‘Hollywood’ –

nga 27
17:40 | 26/03/2023
0

Aktori Hollywood-ian, Jonathan Majors është arrestuar në Nju Jork, pasi akuzohet për tentativë mbytjeje, sulme dhe ngacmime. Mediat e huaja...

Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

nga 27
17:36 | 26/03/2023
0

Shqipëria synon që të fillojë me këmbën e mbarë kualifikueset e Euro 2024, teksa në ndeshjen e parë do sfidojë...

Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –

Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –

nga 27
17:28 | 26/03/2023
0

Aleanca e NATO-s përbëhet nga 30 vende anëtare. Secili vend ka sistemet e veta teknike të veprimit në fushën e...

ÇMENDURI! Kazakistani fiton ndaj favoritëve për titullin –

ÇMENDURI! Kazakistani fiton ndaj favoritëve për titullin –

nga 27
17:22 | 26/03/2023
0

Kazakistani ka shënuar një fitore tejet të papritur, duke mposhtur me rikthim Danimarkën, në kuadër të javës së dytë të...

Para
Reforma në drejtësi, Rama: Lulzim Basha ka kohë deri më 21 korrik ora 10

Reforma në drejtësi, Rama: Lulzim Basha ka kohë deri më 21 korrik ora 10

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet aktori i ‘Hollywood’ –

17:40 | 26/03/2023
Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

17:36 | 26/03/2023
Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –

Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –

17:28 | 26/03/2023
ÇMENDURI! Kazakistani fiton ndaj favoritëve për titullin –

ÇMENDURI! Kazakistani fiton ndaj favoritëve për titullin –

17:22 | 26/03/2023
Deklarata e Rakës në lidhje me një pandemi të dytë –

Deklarata e Rakës në lidhje me një pandemi të dytë –

17:16 | 26/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet aktori i ‘Hollywood’ –
  • Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –
  • Brenda laboratorit të ndërlidhjes në krahun lindor të NATO-s, ja çfarë u mundësohet aleatëve –
  • ÇMENDURI! Kazakistani fiton ndaj favoritëve për titullin –
  • Deklarata e Rakës në lidhje me një pandemi të dytë –
  • Dita e parë e beqarisë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet aktori i ‘Hollywood’ –
  • Cikalleshi flet në prag të sfidës debutuese –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com