Në Gjykatën e Tiranës mesatarisht çdo javë 15 persona dalin para trupave gjyqësore për veprën e “prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve nakrotike”. Bëhet fjalë për ata shtetas që kapen nga policia me doza të vogla dhe që deklarojnë se janë përdorues të hashashit.
“Sot u paraqitën 6 përdorues, 2 prej tyre i kisha unë në mbrojtje. Pavarësisht se ata e kanë për përdorim vetjak dhe gjykata i lë në “detyrim paraqitje”, ata kthehen sërish për të njëjtën vepër penale”- thotë avokatja Antonela Lala.