Gjykata angleze ka dënuar shtetasin shqiptar Deshan Laçi, 35 vjeç dhe Jonathan Bridgeman, 42 vjeç përkatësisht me 36 dhe 30 muaj heqje lirie pasi kanë tentuar të trafikojnë në mënyrë ilegale 14 shtetas shqiptarë drejt Anglisë.
Mësohet se trafikimi i shtetasve do të bëhej me skaf por ata mbetën në mes të detit pasi u është mbaruar karburanti.
Plani ishte projektuar që prej vitit 2014 ku nga Franca shqiptarët do të shkonin në Angli. Bridgeman dhe Laçi do të përfitonin 10 mijë paund për transportin e grupit, ku mes tyre ishte dhe një i mitur 14 vjeçar.