Vendimi për ndryshimin e trupës gjyqsore për anullimin e pallatit tëk diga e liqenit do të mertret të hënën e ardhëshme
Gjykata e Apelit Administrativ vendosi sot të shtyjë vendimin për kërkesën e Bashkisë së Tiranës e cila kërkon përjashtimin nga trupa gjyqësore të gjyqtarit Arjan Qafa. Trypa gjyqsore ku bën pjesë gjyqtari në fjalë do të shqyrtojë padinë e bashkisë së kryeqytetit për anulimin e një leje ndërtimi pranë digës së liqenit artificial në Tiranë.
Seanca është shtyrë për të hënën e ardhëshme në orën 15:30. Në seancë do të shqyrtohet kërkesa e Avokaturës së Shtetit dhe IKMT-së. Bashkia e Tiranës ka kërkuar përjashtimin nga trupa gjyqësore të gjyqtarit Qafa, me pretendimin se është në konflikt të hapur interesi. Bashkia e kryeqytetit kërkon anulimin e lejeve të dhëna më herët, duke pretenduar se hapësira do të kthehet për qytetarët.