Gjokse pule të marinuara
Në një qese plastike hedhim 4 lugë gjelle vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër të grirë në rende, kripë, piper, lëngun dhe lëkurën e 1 limoni, majdanoz të grirë, hedhim gjokset e pulës dhe i lemë për 2-3 orë, mund t’i leni gjithë natën por duhet t’i fusni në frigorifer. Mund t’i skuqni, t’i piqni në furrë ose në grillë, shoqërohen me sallatë, pilaf, makarona.