Deputeti demokrat Tritan Shehu ka publikuar në facebook disa fotografi nga Gjirokastra, një qytet që duket se po humbet shkëlqimin që meriton për shkak të mungesës së investimeve.
“Ky margaritar sot si një “qytet mbas lufte” dhe në prag të rrënimit! Po publikoj disa foto shkuese nga Gjrokastra e përreth saj, të cilat flasin vetë për degradimin e thellë që po pëson ai qytet si pasojë e diskriminimit mbi atë“, shkruan Shehu.
Ai shton më tej: “Ura e Hoshtevës siç duket edhe në fotot u zhduk në një natë, Ura e Kordhoces po shkon drejt po atij fundi.
Ministria Kumbaro deklaron se terreni i kalasë ka rrëshkitje tektonike, por nuk thotë asgjë se çfarë po bëhet për ta ndaluar këtë dhe nuk dislokohet asnjë fond. Sot kur nuk ka asgjë të pa rregullueshme, duhet bërë gjithçka për të mbrojtur atë kala, krenari e historisë dhe kombit tonë, pavarësisht nga shpenzimet.”