Si pasojë e motit të keq në të gjithë territorin e vendit u shënua edhe një viktimë ditën e sotme në Gjirokastër.
Një i ri ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u godit nga rrufeja. Viktima është identifikuar si 21-vjeçari Xhuliano Koçiu.
Ngjarja ndodhi në Fushë-Lazarat, dhe sipas policisë viktima ishte duke kullosur bagëtitë në momentin që u godit nga rrufeja.