Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 48 vjeçar nga Memaliaj për akuzën e mitmarrjes.
Shtetasi Dorian Hima është ndaluar nga punonjësit e Rrugores pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Hima ka tentuar t’i japë policit një shumë parash në mënyrë që të shmangte penalizimet.
Pas tentativës për rryshfet policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit të tipit Citroen “AA916FY” drejt komisariatit në Gjirokastër.