Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar rreth 7 ton mallra kontrabandë me një vlerë prej 800 mijë lekë. Policia ka vënë në pranga shoferin e kamionit tip Volvo me targë AA 138 FZ që po transportonte mallrat, të cilat kanë hyrë në doganën e Kakavijës nga Greqia pa u deklaruar.
Mjeti u ndalua nga policia në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë dhe u rikthye për vlerësim në Doganë. Mallrat nuk janë regjistruar, ndërsa është lëshuar vetëm një deklaratë e thjeshtuar, duke iu shmangur kështu detyrimeve doganore. Ndërkohë blutë kanë shpallur në kërkim B.P, përgjegjës i turnit në Degën Doganore Kakavijë.