Një banesë në qytetin e Gjirokastrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar pasi në banesë në momentin e rënies së zjarrit nuk kishte njerëz brenda.
Mësohet se banesa e përfshirë nga flakët ndodhet në zonën e mbrojtur nga UNESCO në lagjen e Pazarit të Vjetër.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Mendohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qënë për shkak të një defekti elektrik.