Gjermania lehtëson rregullat për Koronën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania lehtëson rregullat për Koronën

16:28 | 01/05/2020
në Bota, Kryesore
0

Read more

Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –

Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit –

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

Edhe pse në Gjermani po lehtësohen rregullat kancelarja Merkel paralajmëroi që askush nuk duhet të flejë në dafina dhe të kujtojë se tani gjendja është e sigurt.

Kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord për lehtësimin e mëtejshëm të kufizimeve për pandeminë e koronavirusit. Pas diskutimeve Merkel tha në Berlin se sheshet e lojërave për fëmijë dhe institucione si muze, vende përkujtimore, kopshte zoologjike dhe kopshte botanike mund të rihapen nëse plotësojnë kushtet e sigurisë për pandeminë e koronavirusit.

Komunitetet fetare kanë propozuar edhe kushte nën të cilat mund të rifillojnë edhe shërbesat fetare në mbarë vendin. Përveç rregullave të higjienës dhe të distancës, koncepti përfshin edhe rekomandimin për të mos kënduar dhe përdorur instrumente frymore. Mendohet se si ata që këndojnë edhe ata që u bien instrumenteve frymore lëshojnë më shumë spërkla infektive.

Hap i ndërmjetëmDeutschland Berlin Pressekonferenz Coronavirus | Angela Merkel (Getty Images/AFP/K. Nietfeld)

Merkel tha se diskutimet e deritanishme mes qeverisë federale dhe landeve janë “një hap i ndërmjetëm”. Më 6 maj do të zhvillohet një takim tjetër ku do të merren në shqyrtim pasojat e pas lejes për hapjen e dyqaneve 14 ditë më parë, tha Merkel. Kancelarja theksoi se qëllimi kryesor është që të ngadalësohet përhapja e virusit në mënyrë që sistemi shëndetësor të mund të përballojë numrin e njerëzve që mund të preken rëndë nga sëmundja.

Në rast shtimi të infeksioneve sërish kufizime

Nëse kurba e infeksioneve do të rritet përsëri me shpejtësi, ne duhet të jemi gati për të reaguar, tha Merkel dhe paralajmëroi që askush nuk duhet të kujtojë se tani gjendja është e sigurt. Në vendim e qeverisë gjermane thuhet se në rast se do të ketë “dinamika rajonale me numër të madh infeksionesh të reja institucionet duhet të reagojnë menjëherë. Kjo do të thotë edhe që do të rihyjnë në fuqi kufizimet e para 20 prillit, pra përpara se të hapeshin dyqanet.”

Shkollat, kopshtet, çerdhet

Deutschland Berlin Pressekonferenz Coronavirus (Getty Images/AFP/K. Nietfeld)

Kryeministri i landit të Bavarisë, Markus Söder, tha se me lehtësimet e planifikuara, Gjermania po bën një hap drejt normalitetit – por të një normaliteti me virusin Corona. Sipas tij “Padyshim që këtë vit nuk do të jetë më një vit normal shkollor.”

Takimi i 6 majit do të përqendrohet posaçërisht në konceptet për hapjen graduale të shkollave, kopshteve apo dhe ambienteve sportive. Hapja e sektorëve të tjerë si gastronomia dhe turizmi do të diskutohen në takimet vijuese. Kurse tema e pushimeve verore nuk është ende në rendin e ditës për shkak se në disa vende evropiane vazhdojnë të jenë në “mbyllje totale”.

Etiketa: gjermaniHapja e sektorëveKancelarja Angela MerkelPandemia e koronavirusit

Të Lidhura

Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –

Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –

nga 27
11:49 | 14/05/2026
0

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, po dëshmon sot në procesin gjyqësor ndaj kreut të bandës, Laert Haxhiu. Gjatë dëshmisë...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit –

nga 27
11:43 | 14/05/2026
0

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në pranga 8 persona të dyshuar....

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

nga 27
11:15 | 14/05/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare komentoi procesin e integrimit europian...

Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi –

Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

nga 27
10:55 | 14/05/2026
0

Ish-zv/ kryeministrja, Belinda Balluku, ka kërkuar rikthimin në detyrë, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës së pezullimit...

Para
Gigi Hadid dhe Zayn Malik akoma bashkë?

Gigi Hadid konfirmon shtatzëninë: Jam shumë e emocionuar dhe e lumtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –

Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –

11:49 | 14/05/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit –

11:43 | 14/05/2026
Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –

11:15 | 14/05/2026
Gjykata e Lartë “vulos” bllokimin e pasaportës për Ballukun, hidhet poshtë ankimimi –

Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –

10:55 | 14/05/2026
Balluku e quajti Pallosh dhe e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku –

Balluku e quajti Pallosh dhe e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku –

10:51 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –
  • Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit –
  • Në Europë nuk hyhet me propagandë dhe servilizëm –
  • Pasi i shpëtoi atrrestimit, Belinda Balluku kërkon rikthimin në detyrë! –
  • Balluku e quajti Pallosh dhe e mbrojti, ti e quajte Skënderbe dhe Rama të flaku –
  • Financimi i partive, OSBE/ODIHR vendos ‘vijat e kuqe’: Kujdes nga donatorët fiktivë!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja si iu vendos tritoli biznesit të reperit Noizy –
  • Ndërtim i paligjshëm në plazh! Arrestohen 8 persona në Sarandë, në kërkim pronarja e objektit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com