Gjermania: Gjendja në Bosnjë-Hercegovinë është alarmuese – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania: Gjendja në Bosnjë-Hercegovinë është alarmuese

09:39 | 05/11/2021
në Bota, Kryesore
0

GJERMANI –Jemi të alarmuar pas raportit të paraqitur nga Përfaqësuesi i Lartë (HR) Christian Schmidt, thuhej nga qarqet qeveritare të mërkurën në mbrëmje në Berlin. “Qeveria Federale ndan shqetësimin e madh të Përfaqësuesit të Lartë Schmidt për situatën e brendshme politike në Bosnjë-Hercegovinë dhe sidomos për një sërë deklaratash të presidentit serb, Milorad Dodik. “Thirrjet për shkëputje dhe për hapa për dobësimin e shtetit në tërësi janë të papërgjegjshme dhe krejtësisht të papranueshme”, thuhet ndër të tjera në një prononcim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për DW.

Ministria e Jashtme gjermane gjykon më tej se Bosnja-Hercegovina po ecën prapa, dhe se ekziston rreziku i një krize të përhershme me pasoja negative për qytetarët e të gjithë vendit. “E gjithë kjo rrezikon stabilitetin jo vetëm të Bosnjë-Hercegovinës, por të të gjithë rajonit. Ne jemi duke u konsultuar intensivisht me partnerët tanë, veçanërisht në BE, në Kuint dhe në Ballkanin Perëndimor dhe në kuadër të Këshillit për Zbatimin e Paqes, për hapat që mund të ndërmarrim për të shmangur një zhvillimi të tillë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane. Kuinti përbëhet nga përfaqësues të pesë shteteve perëndimore: Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Christian Schmidt ishte Ministër i Bujqësisë në Gjermani në periudhën e parafundit legjislative dhe prej gushtit 2021 është përfaqësues i lartë i OKB-së në Bosnjë-Hercegovinë. Këtu dukem mbajtur një fjalim në parlamentin e Bosnjë-Hercegovinës, më 28.10.2021. Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Sarajevë, Christian Schmidt, kishte paralajmëruar më parë në një raport për Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në Bosnjë-Hercegovinë.
“Bosnja-Hercegovina po përballet me kërcënimin e saj më serioz ekzistencial të periudhës së pasluftës”, shkruante diplomati gjerman dhe ish-ministri i Bujqësisë në raportin e tij më të fundit drejtuar Kombeve të Bashkuara, bën të ditur dpa.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Raporti fajëson Milorad Dodik , përfaqësuesin e serbëve në trion presidenciale të Bosnjë-Hercegovinës, për përshkallëzimin e situatës. Dodik po përgatit krijimin e ushtrisë së vet për Republikën Serbe, çfarë do të çonte në prishjen e ushtrisë së të gjithë vendit, thuhej në raport. Përveç kësaj, politikani serb i Bosnjës tashmë po bllokon institucionet shtetërore si presidenca dhe parlamenti përmes bojkotit të tij. Nëse bashkësia ndërkombëtare vazhdon ta pranojë këtë politikë, Republika Serbe do të “largohet nga rendi kushtetues i Bosnjës” dhe do të minojë Marrëveshjen e Paqes të Daytonit,” shkruante Schmidt në raport.

Në vitin 1995, Marrëveshja e Daytonit i dha fund luftës së përgjakshme trevjeçare në Bosnje-Hercegovinë. Ndër të tjera, marrëveshja parashikonte krijimin e dy pjesëve gjysmë autonome të vendit, Federatës Boshnjake-Kroate dhe Republikës Serbe. Përveç kësaj, ajo krijoi zyrën e Përfaqësuesit të Lartë, e cila është paraparë të monitorojë respektimin e Marrëveshjes së Paqes. Politikani gjerman kristiansocial, Christian Schmidt, e mori këtë post në gusht të vitit 2021.
Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i OKB-së e zgjati unanimisht misionin e BE-së në Bosnjë edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë. Para kësaj, megjithatë, kishte pasur një mosmarrëveshje për rolin e Schmidtit si Përfaqësues i Lartë – Rusia argumenton se pozicioni nuk është më i nevojshëm. Nën kërcënimin e një vetoje për zgjatjen e misionit të BE-së, Moska e pengoi Schmidt-in të informonte organin më të fuqishëm të OKB-së në Nju Jork të mërkurën mbi bazën e raportit të tij mbi situatën në Bosnje-Hercegovinë, bën të ditur dpa.

Marrë nga DW

Etiketa: Bosnje HercegovinëGjermaniaQarqe qeveritare nga Berlini

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
“Ministre e propagandës a e lexove se çfarë shkruajnë shefat e tu?”/ Ylli Manjani i dërgon mesazhin publik ambasadores Yuri Kim

“Ministre e propagandës a e lexove se çfarë shkruajnë shefat e tu?”/ Ylli Manjani i dërgon mesazhin publik ambasadores Yuri Kim

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com