Qeveria gjermane ka akorduar një hua prej 12 milionë eurosh për ndërtimin e një landfill të ri me kapacitet përpunues prej 350 mijë tonë mbetjesh, për të zgjidhur përfundimisht problemin e trajtimit të plehrave në zonën turistike.
Isa Memia, nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, tha: “20.8 milionë euro janë për ndërtimin e të gjithë infrastrukturës, që nga mbledhja e ndarja e mbetjeve në burim, transportim dhe trajtim në landfill i mbetjeve”.
Landfilli do të ndërtohet në zonën e Shërrishtës dhe do të sigurojë lëndën e parë për industrinë e riciklimit, pas ndarjes së mbetjeve në burim.