Policia gjermane ka gjetur në një liqen trupin e pajetë të një 19-vjeçari shqiptar.
Sipas policisë i riu shqiptar, i identifikuar Xhoi Musaj, banues në landin Nordrhein-Westfalen është viktimë e një krimi të dhunshëm. Sipas autopsisë, trupi i 19-vjeçarit shqiptar ka plagë të rëndë, të cilat i kanë shkaktuar atij edhe vdekjen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Erbach, ndërsa trupi i pajetë është gjetur nga disa banorë të zonës.
Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe 3 mijë euro kush jep informacion për identifikimin dhe kapjen e autorëve.