Dy luanë meshkuj kanë sulmuar dhe plagosur rëndë një punonjës në një kopsht zoologjik në Gjermaninë veriore.
Agjencia e lajmeve DPA, raporton se punonjësi me përvojë kishte hyrë në kafazin e luanëve në kohën kur po ushqeheshin të shtunën në mëngjes.
Kujdestarët tjerë në kopshtin zoologjik Serengeti kishin parë kolegun e tyre të sulmuar, pas çka kanë ndërhyrë duke e shpëtuar punonjësin 24 vjeçar.
Pas sulmit, është transferuar në spital me helikopter, por thuhet se plagët fatmirësisht nuk janë vdekjeprurëse.