Një punonjës i Gardës së Republikës, shofer i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është gjetur i pajetë në orët e para të ditës së sotme, rreth orës 09:30 në garazhin e institucionit.
Viktima është Shkëlzen Qordja. 31-vjeçari dy ditë më parë ishte pezulluar nga detyra, kurse armën nuk e kishte dorëzuar, ndërsa Ministria e Brendshme e mohon një lajm të tillë.
Ai është gjetur i vdekur nga kolegët brenda në makinë në garazh, dhe kishte një plumb në kokë. Pranë tij në makinë është gjetur edhe arma e zjarrit, pistoletë.