Gishtat që mërzitën Pandin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gishtat që mërzitën Pandin

22:30 | 24/02/2017
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Kur James Baker erdhi në Tiranë, në sheshin “Skënderbej” u mblodh një mizëri me njerëz. (Veç në këtë rast dhe në vizitën e Papa Vojtilës mund të flasim për 100 mijë vetë në shesh, por kjo në këtë shkrim nuk ka pikë rëndësie). Sekretari i Shtetit doli nga Xhamija e Et’hem Beut dhe u përfshi nga një entuziazëm ekzaltues i gjindjes. Ai ngriti dy gishtat përpjetë si bënte gjithë njerëzia në at’botë në Tiranë. Bashkë me të shenjën e fitores e bënin dhe shoqëruesit e tij, mes të cilëve ministri i Jashtëm i kohës, Muhamet Kapllani. Kam qenë në radhët e para të turmës dhe nuk e harroj këtë ndodhi. Ne që ishim poshtë, natyrisht një çast menduam se na e mori shenjën e miqësisë me amerikanin e shquar, por e lamë këtë punë, sepse kishim gjëra më me peshë për të bërë, si fjala vjen të nxirrnim përtej rrylat e fytit për James Baker. 

Kjo ngjarje m’u kujtua, tek mësova në lidhje me autokritikën e Pandi Majkos drejtuar socialistëve për atë veprim që paska bërë i biri. Nuk dëshiroj të hyj aspak në metodologjinë edukuese që ndjek ish-kryeministri i vendit tim, por marrja e përgjegjësisë para socialistëve rrëfen mentalitetin prej komunisti të parestauruar. Në shënimin e tij të shkurtër, Pandi Majko pranon që fotoja është bërë në një mjedis humori dhe mirësjelljeje, por paska ca gjëra, me të cilat humori është i tepërt. Pra, nëse del me dy gishta përpjetë është marrè e madhe, nëse del me grushtin përpjetë për Konferencën e Pezës është gjë e bukur fort.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Shenja e fitores, e cila u përdor qysh në krye të herës nga studentët e dhjetorit, pra i bie edhe nga vetë Pandi Majko, nuk është shenjë e Partisë Demokratike, e cila është ngujuar në çadër si Oso Kuka, por e mirënjohur në politikë prej Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke simbolizuar gërmën “V”, të parën e fjalës “fitore” në anglisht. Nuk qenka origjinale e Churchill, por u mor prej tij nga politikani liberal belg, Victor de Laveleye. Do thotë Pandi nga i di unë gjithë këto gjëra, tek e fundit të panevojshme? Por hiç, o burrë, pashë wikipedia!

Tani, dy gishtat lart i ka ngritur më pas edhe Richard Nixon republikan, Hillary Clinton demokrate, madje në kërkimin tim tejet qesharak gjeta Ahmedinexhad me dy gishta lart, majë kokës. Pra, sa majtas, sa djathtas, sa tek kryet e ftohta, sa tek kokat e nxehta. Një gjë tjetër që më bëri përshtypje është se Donald Trump nderon me grushtin përpjetë dhe të betohem që nuk është komunist, madje këtë ta vërteton edhe doktori që ka nisur betejën anti-Soros.

Por, kjo puna e simboleve është mendjeshkurtësi e madhe që tregon se Tirana është një katund i madh. Fjala vjen, isha në Juventus Stadium në ndeshjen e fundit të sezonit, para gati tre vjetëve. Mundëm Cagliari-n 3 me 0 dhe nisi festa, se fituam titullin. Një nga simbolet e gazmendit ishte t’ia bëje me tre gishta, medemek kemi tre yje në bluzë, pra 30 kampionate, megjithëse ne njohim dhe nja dy më shumë që na i ka marrë Interi me gjyq, pasi në fushë na vinte anash. Bëra foton me bluzën e Juves dhe tre gishtat. Po të betohem se më shkoi mendja në ndonjë mesazh politik. Më bënë për një lek dhe më quajtën serbomadh. Baba më ka vdekur qysh në 1989 dhe nuk mbante dot përgjegjësinë përkatëse përpara kosovarëve, çamëve, gegëve dhe toskëve që aq shumë më mësoi t’i doja.

Çuni, i dashur Pandi nuk ka bërë asgjë të keqe. Jam i sigurtë që ka bërë hokën e radhës me miqtë e tij, si dhe unë kur shkëmbehem me Andi Kananaj përshëndetemi me grusht në ballë, sepse e konsideroj “komunist” të thekur. Shaka, or mik dhe shakaja nuk vendoset në bankën e akuzës, pasi përndryshe rrëfen humor të keq, mërzi të madhe, mbi të gjitha cektësi në pamjen e botës.

Madje, asgjë të keqe nuk do të kishte sikur yt bir, im bir të mendojnë politikisht ndryshe nga ne, etërit, me kaq shumë të meta që ata i kanë sjellë në këtë botë. Sa komunistë kanë dalë nga familje të djathta apo të kamura? Pothuaj, të gjithë komunistët e Europës vijnë nga kjo bazë klasore. Sa fashistë dolën nga radhët e socialistëve? Musolini ishte një i këtillë, që mos të të përmendë shoqen Nexhmije.

Unë nuk e di si ta kanë marrë socialistët autokritikën e përgjegjshme, por jam i bindur që xhaxhi veterani që rrëfen bëmat tek lapidari për 5 maj (i pavdekshëm qenka ky dreq! Highlander!), me siguri të këshillon edhe ndonjë lapër edukuese, por t’u thaftë dora po e kreve! Janë të rinj, or ti dhe dy qyfyre kanë për t’i bërë.

Etiketa: Andi KananajEnkel DemiHighlanderJames BakerMuhamet KapllaniVictor de LaveleyeWinston ChurchillXhamija e Et’hem Beut

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Gjirokastër/ Makina bie në kanal, humbin jetën dy të rinj

Gjirokastër/ Makina bie në kanal, humbin jetën dy të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

23:08 | 14/12/2025
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

22:50 | 14/12/2025
Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

22:36 | 14/12/2025
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

22:10 | 14/12/2025
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

21:20 | 14/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –
  • Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –
  • Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –
  • (VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –
  • Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com