Qindra besimtarë në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë
Besimtarët ortodoksë në Shqipëri festojnë sot Pashkën. Qindra besimtarë nga e gjithë Shqipëria i janë drejtuar katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë për të kremtuar festën e Pashkëve. Ndërsa kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastas ka dërguar një mesazh urimi për të gjithë besimtarët. Festa e pashkëve cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë. Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.