Gazment Bardhi përshëndet qëndrimin e KiE-s: Kriza zgjidhet me zgjedhje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazment Bardhi përshëndet qëndrimin e KiE-s: Kriza zgjidhet me zgjedhje

14:07 | 08/02/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka përshëndetur sot deklaratën e delegacionit të Këshillit të Europës që vizitoi Tiranën pak ditë më parë dhe më pas pati një raport për situatën në vend dhe 30 qershorin.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se që prej zgjedhjeve të manipuluara të 2017 shqiptarët nuk kanë një qeveri legjitime që përfaqëson interesin e tyre dhe as një pushtet lokal që prej 30 qershorit që të punojë për interesin e tyre.

“Që prej 30 Qershorit, shqiptarët nuk kanë as pushtetin lokal që të punojë për interesin e tyre. Me votime të njëanshme, të manipuluara, pa garë, Edi Rama emëroi në krye të bashkive shërbëtorët e tij. Disa prej tyre përfaqësojnë llumin e shoqërisë, janë trafikantë droge, fallsifikatorë apo hajdutë, të cilët duhet të ishin sot prapa hekurave, sepse kanë shkelur ligjin duke fshehur të kaluarën e tyre kriminale. Pas shqiptarëve, që braktisën votimet moniste dhe të paligjshme të 30 qershorit, janë organizatat ndërkombëtare ato që kanë dalë në të njëjtin përfundim me opozitën se votimet moniste nuk i shërbyen demokracisë në Shqipëri dhe se vetëm zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të ndershme mund të zgjidhin krizën politike. Në emër të Partisë Demokratike, përshëndes qendrimin e Këshillit të Europës në mbrojtje të lirisë së votës, si një nga vlerat themelore demokratike, mbi të cilat funksionojnë shoqëritë europiane.

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Këshilli i Europës, pas misionit të fundit faktmbledhës ka vlerësuar se “Për fat të keq, votimet e 30 qershorit nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri. Ato kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”. Mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme qendron në themel të krizës politike në Shqipëri. Partia Demokratike shpreh bindjen e palëkundur se kjo krizë mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe me zgjedhje kushtetuese lokale. Qytetarët shqiptarë, njësoj si qytetarët e Bashkimit Europian meritojnë të kenë një qeveri qendrore dhe një pushtet lokal të zgjedhur me votë të lirë, të pandikuar nga krimi, të pablerë nga paratë e pista të drogës dhe korrupsionit. Edi Rama nuk mund të sillet si struci dhe të bëjë sikur kriza në Shqipëri nuk ekziston. Në vend që të harxhojë kohë, duke bërë sikur po zgjidh krizën e Ukrainës dhe se ka në dorë fatin e Europës, Këshilli i Europës,është përgjegjës të zgjidhë krizën e rëndë politike në vendin e tij, të shkaktuar prej vjedhjes që ai i bëri zgjedhjeve bashkë me bandat më të rrezikshme. Duke zvarritur zgjidhjen e krizës politike, Edi Rama vetëm sa zgjat agoninë e tij, pasi fundi politik i kryeministrit të votave të vjedhura është i parathënë në çdo sondazh. Shumica e shqiptarëve duan ndryshimin!”

Etiketa: edi ramaKëshilli i Europësqëndrimi i KiE-sSekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhizgjidhja e krizës politike

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Kurti: Taksa 100% ndaj Serbisë hiqet sapo të vendoset reciprociteti

Kurti: Taksa 100% ndaj Serbisë hiqet sapo të vendoset reciprociteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com