• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gazment Bardhi denoncon me emra: Dhuna në Elbasan nga banda e Edi Ramës, policia nuk bën arrestime

15:57 | 21/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Gazmend Bardhi ka denoncuar me emra sot pas përplasjeve të djeshme për Ditën e Verës në Elbasan. Bardhi tha se dhuna në Elbasan erdhi nga banda e Edi Ramës, ndërsa akuzoi policinë se nuk i arreston.

Bardhi theksoi se “nëse Edi Rama ka menduar se do fitojë zgjedhjet me krimin e organizuar, që po i përdor për të friksuar dhe shantazhuar qytetarët këto 24 orë, po i njoftoj se i ka bërë llogaritë gabim. Ju siguroj se do të përgjigjen të gjithë, për gjithçka, me çdo mjet dhe me çdo formë”.

Lexo edhe

32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

Reshjet e shiut mbushin Fierzën

Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

Deklarata e plotë:
Kanë kaluar 24 orë nga ngjarja dje, ku banditë me rekorde kriminale që ishin shpura e Edi Ramës, dhunuan dhe kërcënuan qytetarët e Elbasanit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, që ishin në shesh për të festuar Ditën e Verës me Kryetarin e Opozitës.

Kemi publikuar foto dhe video. Dhjetra dëshmitarë kanë parë ato portrete që ishin edhe eskorta e kryeministrit, edhe skalioni i dhunës ndaj qytetarëve.

Gjithë Shqipëria e ka mësuar ngjarjen e shëmtuar, miqtë tanë ndërkombëtarë po ashtu.

Vetëm Edi Rama nuk reagon, dhe as i deleguari i tij politik tek bandat, Taulant Balla. Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Elbasanit, dhe Prokuroria e Elbasanit, kanë nisur të shkelin ligjin haptazi, duke mos ndërmarrë asnjë veprim.

Pse nuk ka një komunikim nga Policia, përse nuk ka transparencë se cilat janë hapat që kanë ndërmarrë dje. Jua them unë: Nuk kanë në burg asnjë prej agresorëve, asnjë.
Pse nuk distancohet Edi Rama nga banditët që dje ishin rojet e tij personal dhe vendosën në rrezik të armatosur sigurinë e qytetarëve.

Eksponetët e krimit të organizuar që ushtruan dhunë në bulevard janë identifikuar dhe ato janë:
1. Pjerin Xhuvani

2. Kelmend Xhaferri, me precedent penal, i përshfirë në ngjarjen e goditjes së postobllokut tek Tregu Ushqimor
3. Nino (emri)
4. Marsel Rrokaj
5. Eris Skilja
6. Ernaldo Metaj
7. Gezim Rusi

Ne nuk kemi asnjë iluzion, se Policia do të mund të arrestojë shoqëruesit personalë të Edi Ramës. Ata kanë mbrojtjen politike të tij, dhe kanë në dispozicion në Elbasan, të deleguarin politik për bandat, Taulant Ballën.

Edi Rama e di shumë mirë se me 25 prill, do të humbë zgjedhjet, edhe këtu në Elbasan, si kudo tjetër. Nga dëshpërimi i humbjes Edi Rama ka nxjerr në fushë ekipin e tij të vërtetë, që janë bandat e krimit të organizuar.

Ne do ta mundim në çdo rast. Dhe do ta mundim thellë. Qytetarët e Elbasanit nuk do të shantazhohen dot nga banditët e Ramës. Qytetarët e Elbasanit duan ndryshimin, duan punë, duan siguri. Me 25 Prill, ne bashkë me banorët e mrekullueshëm të Elbasanit do të sjellim ndryshim dhe shpresë.

Por sot duam t’i bëj të qartë, Edi Ramës, Taulant Ballës, banditëve që i rrethojnë, si dhe drejtorit të Policisë dhe Prokurorit të rrethit.

Kjo që ka ndodhur këto 24 orë në Elbasan nuk është një lojë. Eshtë çështje serioze e zbatimit të ligjit. Dhe shkelja e ligjit, favorizimi i bandave, nënshtrimi ndaj Taulant Ballës, ka afat edhe 41 ditë.
Fiksojeni mirë: 41 ditë!

Unë, ekipi ynë dhe Partia Demokratike kemi qenë dhe do të mbetemi deri në fund të distancuar nga krimi i organizuar. Por jemi të vendosur të përballemi edhe me krimin e organizuar, nëse kjo është në funksion të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Nëse Edi Rama ka menduar se do fitojë zgjedhjet me krimin e organizuar, që po i përdor për të friksuar dhe shantazhuar qytetarët këto 24 orë, po i njoftoj se i ka bërë llogaritë gabim. Ju siguroj se do të përgjigjen të gjithë, për gjithçka, me çdo mjet dhe me çdo formë.

Etiketa: Gazmend BardhiNgjarja ne ElbasanPD

Të Lidhura

32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

32 humbje jete nga aksidentet në punë gjatë vitit 2022

nga 27
21:45 | 04/02/2023
0

Në Shqipëri çdo dy ditë një punëtor aksidentohet në vendin e punës. Sipas të dhënave, 184 persona janë aksidentuar në...

Reshjet e shiut mbushin Fierzën

Reshjet e shiut mbushin Fierzën

nga 27
21:37 | 04/02/2023
0

Reshjet e shiut kanë mbushur liqenin e Fierzës. Vetëm 4 metra kanë mbetur pa u mbushur nga baseni më i...

Ritme të ulëta zhvillimi në qarqet veriore të Shqipërisë

nga 27
21:09 | 04/02/2023
0

Zona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën tjetër të vendit. Megjithëse...

Nisin reshjet e dëborës dhe në Bulqizë

Nisin reshjet e dëborës dhe në Bulqizë

nga 27
20:55 | 04/02/2023
0

Nisin reshjet e dëborës në Bulqizë. Dëbora, pasditen e sotme, është shoqëruar edhe me një erë të fortë. Policia lokale...

Para
“Këlyshët e Ndrangheta-s”, Meta: Iu kanë hedhur gaz nënave dhe fëmijëve, populli do i dalë zot vendit!

“Këlyshët e Ndrangheta-s”, Meta: Iu kanë hedhur gaz nënave dhe fëmijëve, populli do i dalë zot vendit!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja shqetësimet që ngrita –

Ja shqetësimet që ngrita –

14:19 | 06/02/2023
‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

14:13 | 06/02/2023
Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk

14:07 | 06/02/2023
Futbollisti shqiptar tregon momentet e tmerrit në Turqi –

Futbollisti shqiptar tregon momentet e tmerrit në Turqi –

14:05 | 06/02/2023
Tmerr pa fund, një tërmet i tretë godet Turqinë –

Tmerr pa fund, një tërmet i tretë godet Turqinë –

13:59 | 06/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Ja shqetësimet që ngrita –
  • ‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –
  • Tërmeti/ Duka, mesazh solidarizimi me popullin turk
  • Futbollisti shqiptar tregon momentet e tmerrit në Turqi –
  • Tmerr pa fund, një tërmet i tretë godet Turqinë –
  • Vasili: Faktet e reja po thellojnë skandalin McGonigal-Rama

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja shqetësimet që ngrita –
  • ‘The Rock’ bën realitet ëndrrën e Adele në ‘Grammy 2023’ –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com