Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Gazetarja gjermane: Po njohët rakinë, keni njohur Shqipërinë

Nga Media 0

Foto-reporterja e njohur e “Der Spiegel”, Nele Gulck, i ka kushtuar një artikull vizitës së saj në disa prej fshatrave të Devollit.

Gulck ka ndarë me lexuesit edhe disa kujtime të veçanta se si i ka njohur shqiptarët gjatë qëndrimit disa ditor, për të ndjekur nga afër jetën në zona të ndryshme.

Një nga veçoritë e përshkruara me kujdes në shkrimin e saj, është edhe prodhimi i rakisë së manaferrës, nga vjelja deri në zierje, ku ajo thotë se ky proces e ndihmon për të kuptuar kulturën e vendit.

Gazetarja gjermane ka zgjedhur të shoqërojë artikullin edhe me një sërë fotografish të shkrepura në fshatrat Menkulas (vendlindja e Dritëroit), Arrëzë, Sinicë dhe fshatra të tjerë të Devollit.

“Frutat më të ëmbla, kanë farat më të hidhura!”

“Rakia është rrënjosur thellë në jetën e përditshme të shqiptarëve. Kjo pije shërbehet me bollëk, kudo dhe në çdo moment të ditës. Ashtu si edhe pija, zierja e rakisë këtu ka një traditë të madhe dhe të veçantë.

Çdo vjeshtë, tymi ngrihet nga “rakickat”, ndonjëherë ndërtuar në mënyrë aventureske në oborrin e shtëpisë, plevica apo kasolle.

Zierja e rakisë kërkon kohë dhe ndjek ritmin e saj: Një miks frutash mes nxitimit kur kazani i bakrit mbushet me bërsi dhe tubat vulosen me brumë dhe lecka të lagura.

Pastaj përsëri: qetësi. Një proces që ju lejon të njihni kulturën e një vendi të tërë…”, shkruan Nele Gulck në reportazhin e saj.

http://www.kultplus.com/trashegimia/po-njohet-rakine-keni-njohur-shqiperine-ja-cfare-shkruan-gazetarja-gjermane-per-traditat-shqiptare/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej