Grupet e lirisë së shtypit thonë se dhjetëra gazetarë turq të tjerë janë arrestuar, ngacmuar ose penguar të raportojnë.
Një ndër ta, gazetari i pavarur Mir Ali Koçer ishte 200 milje nga epiqendra kur Turqia u godit nga një tërmet vdekjeprurës më 6 shkurt. Duke rrëmbyer kamerën dhe mikrofonin e tij, ai zbriti me makinë në rajonin e prekur për të intervistuar të mbijetuarit.
Ai ndau histori të të mbijetuarve në Twitter dhe tani është nën hetim me dyshimin për përhapjen e “lajmeve të rreme” dhe mund të përballet me deri në tre vjet burg.
“Kur mbaja mikrofonin, pas kamerës apo para kamerës, nuk i mbaja dot lotët”, kujton Koçer.
Autoritetet turke nuk kanë komentuar mbi ndalimet e tyre.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi se ata që përhapin “lajme të rreme” dhe shkaktojnë kaos social do të ndiqen penalisht, duke i quajtur ata “provokatorë”.
Koçer thotë se ndërsa raportonte nga rajoni i goditur nga tërmeti, policia e Dijarbakirit la një shënim në banesën e tij, duke e udhëzuar të vizitonte komisariatin dhe të jepte një deklaratë, thotë BBC.
Ai tha se policia e mori në pyetje për raportimin e tij nga epiqendra e tërmetit dhe e akuzoi për përhapje të informacionit të rremë.
Të paktën 50,000 njerëz u vranë kur tërmetet shkatërrues goditën Turqinë dhe Sirinë.