Deputetja e PD, Albana Vokshi, njëherësh Kryetarja e Komisionit të Medias ka reguar pas njoftimit të Gardës së Republikës për pajisjen e gazetarëve me maska kundragaz gjatë protestës së opozitës, që parashikohet të mbahet para Parlamentit.
Përmes një statusi në Facebook, Vokshi e cilëson këtë si një “plan masash” për t’iu mbyllur gojën gazetarëve.
STATUSI I PLOTE
Qeveria “plan masash” për t’iu mbyllur gojën gazetarëve
Në atë vend ku #qeveria pranon vetë se do përdorë lëndë helmuese luftarake kundër gazetarëve, nuk mund të flitet më për demokraci dhe #media të lirë.
Në epokën digjitale, mjetet e punës së Gazetarëve janë celulari, stilolapsi, mikrofoni.
Nuk e di në cilin vend të lirë gazetarët pajisen dhe me kundragaz?!
Këto janë shenja që kjo qeveri e bërë palë me krimin po vetëfundoset!