Gatim special ne forme zemre, i shijshem dhe me plote vitamina. Behet fjale per petullat me patate te embla, (Receta ne origjinal:Sweet Potato Pancakes), nje zarzavat qe e gjeni edhe ne tregun shqiptar dhe qe ka shume vitamine A. Po te jeni me fantazi mund te zevendesoni patatet e embla me ndonje perim tjeter, p.sh brokoli dhe ta pasuroni receten me pak gjize djathi….beni ndonje prove
Perberesit :
1/2 filxhan patate e ëmbël e gatuar si pure
Qumësht 1 filxhan
1/2 lugë. kanellë
1/2 lugë. vanilje
1 vezë
I përziejme të gjithë përbërësit në një blender derisa tw bwhet njw brumw kompakt dhe i lëngshëm.
Në një tas tjeter hedhim
3/4 filxhan miell gruri
2 pako pluhur pjekje
1/4 lugë kripë
Pastaj shtojme përbërësit lëngshem në tasin me perberesit e thatë. Ju mund të shtoni më shumë qumësht në qoftë se keni nevojë duke pare brumin. Disa e pelqejne brumin e holle pasi derdhet lehtë dhe gatuahet tërësisht.
Pastaj i derdh mbi një tigan të nxehtë ku i pjekim ngadale. Rrotulloje petullen kur ajo fillon të nxjerre flluska. Me nje forme zemre i prisni qe femijet ti pelqejne me sy para se ti hane.