Partia Demokratike, në përzgjedhjen e kandidaturave për kreun e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i hoqi mundësi për të rikandiduar kryetares aktuale të KQZ, Lefterije Luzi për një mandat të dytë.
Kodi elektoral i jep të drejtën opozitës të eliminojë dy prej 4 kandidatëve në garë dhe Partia Demokratike eliminoi kryetaren që zgjodhi vetë 4 vjet më parë, Lefterie Luzin dhe një kandidate tjetër të panjohur për publikun.
Tani janë në garë dy kandidatë. Nënkryeyari aktual i KQZ-së, Denar Biba dhe sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Energjitikës, Koli Bele.
Ndërsa ditën e enjtë gjatë seancës plenare do të bëhet dhe zgjedhja e kryetarit të ri të KQZ-së.