Puka do të ketë një pamje të re. Projekti për rivitalizimin e qytetit të Pukës ka nisur tashmë.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka inspektuar punimet e këtij investimi i cili vjen si një bashkëpunim i qeverisë shqiptare dhe Bankës së Këshillit të Europës për Zhvillim.
Sipas FSHZH-së, ky projekt parashikon rehabilitimin e dy shesheve me një sipërfaqe 9 300 m², të liqenit si dhe ndërtimin e rrugëve të këmbësorëve që lidhin këto sheshe.