Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani e cila luan për ekipin e femrave të Manchester City në media është quajtur “femra Zlatan” për shkak të aftësive që ajo ka treguar.
Në Paris Saint-Germain ajo ka shënuar golin më të shpejtë ndonjëherë në 26 sekonda, duke ia kaluar edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shënuar një gol për 27 sekonda.
Asllani nuk e ka harruar origjinën e saj duke e përmenduar herë pas herë faktin që është krenare është se shqiptare.
“Unë jam shumë krenare të luaj për Suedinë por Kosova është në zemrën time. Famijla ime është nga Kosova dhe kjo medalje shkon për Suedinë dhe Kosovën. Të dyja janë në zemrën time,-” ka thënë ajo, pasi fitoi medaljen në Lojrat Olimpike 2016.