Futbolli i bashkon të gjithë, na pret një vit sfidues – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Futbolli i bashkon të gjithë, na pret një vit sfidues –

20:31 | 27/01/2023
në Uncategorized
0

Armand Duka, në cilësinë e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, mbajti fjalën përshëndetëse të mbrëmjes gala dedikuar futbollit shqiptar.

Në një ceremoni madhështore ku u vlerësuan më të mirët e 2022-shit, Armand Duka u shpreh se futbolli është ai që i bashkon të gjithë në Shqipëri, teksa nuk ngurroi të listojë edhe problematikat e arritjet e këtij sporti në vend, gjatë vitit që lamë pas.

Së fundi, kreu i FSHF-së, Armand Duka i dha çmimin e mirënjohjes së Federatës Shqiptare të Futbollit, skuadrës së Vllaznisë për Femra, për atë që arriti këtë sezon, duke marrë pjesë për herë të parë në histori, në grupet e Ligës së Kampionëve.

Fjala e Plotë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka

PERSHENDETJE TE GJITHEVE,

Jemi në një natë ndryshe, por shumë të rëndësishme për futbollin, pasi përfaqësues nga të gjitha fushat e jetës shqiptare, respektojnë e inkurajojnë më të mirët e futbollit 2022, për atë që kanë dhënë në fushë dhe jashtë saj.

Në emër të më të mirëve 2022, por edhe në emër të gjithë komunitetit tonë futbollistik, dua t’ju falenderoj nga zemra të gjithëve që jeni ketu.
Një falenderim të veçantë për të ftuarit e nderit të kësaj mbrëmjeje: Ministren, Evis Kushi, Një falenderim për përfaqësuesit diplomatikë, Shkëlqesinjtë Ambasadorë e stafet e tyre. Një falenderim i veçantë për Presidentin e Federatës së Kosovës, mikun e çmuar Agim Ademi
E po ashtu i uroj Mirseardhjen mikut tonë, ish-futbollistit të Kombëtares së Francës e Realit te Madridit, Kristian Karembe dhe aktualisht trajnerit të Kombëtares, Sylvinho.

Jemi sot këtu, për të vlerësuar e stimuluar më të mirët në shumë drejtime, duke besuar se krijojmë modelet frymëzuese që duhet të ndjekin më të rinjtë. Loja jonë – padyshim më e bukura ne glob -ashtu siç është garë e konkurrencë, është edhe edukim e bashkim. Jetojmë në një shoqëri ku debatohet shumë, ka përplasje të forta idesh dhe shpesh, tension e konfliktualitet. Por ama ka një vend ku të gjithë i lënë mënjanë ndasitë, e ku bëhen bashkë, burra e gra, të rinj e të reja, të vegjël e të moshuar, të majtë e të djathtë. E ky është futbolli. Sidomos KOMBETARJA jonë KUQEZI. Pikërisht këto veti magjike e bëjnë lojën tonë më emocionuese, ngarkojnë me përgjegjësi më të madhe të gjithë aktorët:
Lojtarë; Trajnerë; Arbitra; Drejtues klubesh; Por veçanërisht ne si FEDERATE. Me këtë ndjenjë përgjegjësie të madhe, ne të gjithë bashkë jemi përpjekur të sjellim rezultate e arritje ndër vite.

2022-shi një vit sfidues

Mbyllëm një vit sfidues 2022, me ngjarje e evente, zhvillime e investime të rëndësishme. E nisëm me kuvendin tonë të debatuar; Për të vazhduar me lancimin e strategjisë“Futbolli për Kombin”. Vazhduam me një aktivitet të përmasave ndërkombëtare siç ishte finalja e UEFA Conference League në 25 maj, në stadiumin tonë “Air Albania”. Inauguruam: Stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës dhe këtu gjej rastin të falenderoj kryeministrin e vendit dhe qeverinë shqiptare, që u bënë partner me FSHF ashtu si dhe më parë në impiantet e Elbasanit, Shkodrës e Tiranës.

Ndërtuam shumë fusha të reja vitin e kaluar në Durrës,Kukës,Tiranë,Lushnjë, Shkodër, Orikum, Luz, Vorë, etj. Një tjetër risi e 2022:Investimi më i madh privat i historisë sportive shqiptare:kompleksi Partizani, me stadium modern, hotel e ambiente stërvitje e pushimi,mundësuar e financuar nga miku ynë dhe i futbollit, Gazmend Demi, i cili është për t’u vlerësuar për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në infrastrukturë.
Është e çmuar e jetike mbështetja e FIFA e UEFA, në të gjitha drejtimet.

E për të mbështetur futbollin e zhvillimin e tij, vizituan Shqipërinë brenda vitit, dy drejtuesit Europian: Aleksander Ceferin në Shkurt e Gianni Infantino ne Shtator, kur ne bëmë gati “Shtëpinë e Futbollit”, një derë e hapur për të gjithë, si për lojtarët profesionistë, ashtu edhe për më të rinjtë që duan të jenë pjesë e lojës sonë magjike, jo vetëm për të marrë dije e për t’u stërvitur, por edhe për t’u kuruar e rikuperuar.Por edhe për ata që duan të vizitojnë e të mësojnë historinë e futbollit Shqiptar.

Në prag të Botërorit të Katarit, kreu i FIFA Infantino falenderoi Shqipërinë dhe Kryeministrin Rama për strehimin e vajzave Afgane të futbollit, ku ne si FSHF, krijuam infrastrukturën e nevojshme që ato të vazhdojnë të luajnë e të ushtrojnë pasionin e tyre. U bëmë pjesë e ndihmës për Futbollin e Ukrainës me sa mundëm, në një kohë mjaft të vështirë për miqtë tanë, e një kohë sfidash për krejt globin.

Investuam fuqimisht për të vijuar në partneritet me FIFA e UEFA, projektet tona madhore, pjesë e strategjisë “Futbolli për Kombin”, që e lançuam në fillim të vitit të kaluar. Projekti “Topi im”, “Uniforma ime”, “100 fushat”, janë plane madhore që hyjnë në çdo familje shqiptare.

Futbolli punon nuk flet: shumë pak e dine se futbolli vetë-organizon 571 ndeshje në javë në të gjitha kategoritë, vajza, djem, profesionistë e amatorë. Angazhojmë çdo javë me dhjetëra arbitra, delegatë e zyrtarë ndeshjesh, që mbështeten financiarisht nga FSHF, dhe u japim mundësi mijëra futbollisteve e futbollistëve, të ndjekin ëndrrat e tyre.

2022, ishte një vit FITUES për vajzat tona të futbollit. Për herë të parë në histori, Vllaznia kualifikohet në grupet e UEFA Champions League, mes 16 më të mirave. Ky fakt, na bën të ndihemi krenarë. Falemnderit Vllazni! Faleminderit presidenti Matia.

Sfidat dhe projektet e 2023-shit

Shqipëria po rrit talente, dhe këtë e treguan të rinjtë nën 17 vjeç që nisën rrugëtimin drejt Elite Raund të Europianit, mes 32 ekipeve më të mira të kontinentit. Në mars do të luajnë ndeshje të rëndësishme. Le të shpresojmë të na bëjnë krenar ne, kombin dhe flamurin kuqezi. Këtë vit, 2023, falë punës sonë kemi arritur të fitojme besimin e UEFA per te organizuar 10 turne ndërkombëtare kualifikues në vendin tonë.

2023 nisi gjithashtu me një premtim të madh e të rëndësishëm për futbollin: Qeveria do të financojë e ndërtojë tre stadiume të reja, në Durrës, Vlorë e Korçë dhe një i katërt në Tiranë, por jo me fonde shtetërore. Nëse do na premtohej dhe ligji i Sponsorizimit do të ishte qershia mbi tortë për financimin e futbollit. Që në fakt e meritojnë fëmijët e futbollit.

Pas zgjedhjes së trajnerit të ri të kombëtares, kemi një synim; për të bërë më të mirën, dhe të rikthehemi në podin e më të medhenjve me pritshmëritë tona për Euro2024. Por sigurisht nuk e arrijmë dot pa mbështetjen e çdo shqiptari. Këtë vit, së bashku me FIFA dhe me Ministrinë e Arsimit, nisim projektin “futbolli në shkolla”, një tjetër sipërmarrje madhore që angazhon çdo fëmijë të afrohet tek loja jone magjike.
Sot jemi në një aktivitet që ka një moment falenderimi.

Për ata që janë një shembull suksesi, e duhet të jenë po ashtu motivim për çdo të ri e të re, që do të arrijë majat.
Janë djem dhe vajza që kanë arritur këtu me punë të madhe, sakrifica të përditshme, me mund e me djersë e duke pasur besimi tek vetja.
Cilësi këto që na duhen të gjithëve për të arritur rezultate.

Janë cilësi të KAMPIONEVE.
Urime fituesve! Urime më të mirëve
Falenderime e mirënjohje të gjithëve.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Të Lidhura

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
VIDEO/ A ndodhi puthja e parë midis Luizit dhe Kiarës? –

VIDEO/ A ndodhi puthja e parë midis Luizit dhe Kiarës? -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:30 | 26/12/2025
Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë –

23:16 | 26/12/2025
Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë –

22:36 | 26/12/2025
Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe –

22:04 | 26/12/2025
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos –

21:38 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
  • Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë –
  • Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë –
  • Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe –
  • “Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos –
  • pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
  • Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com