Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Fushë – Krujës, ku i burgosuri Shpëtim Ziza i ka vënë flakën qelisë së burgut.
I bugosuri Ziza ka pësuar disa lëndime në trup dhe momentalisht ndodhet në spitalin e burgut nën kujdesin e mjekëve. Ziza njihet ndryshe edhe si “Mostra e Peshkopisë”.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 10-vjeçarit, Besim Çenga, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2007, ndërsa tronditi mbarë opinionin publik.