Fuqitë e Mëdha tani janë të gjitha me shqiptarët, Rusia juaj është shumë pak. – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fuqitë e Mëdha tani janë të gjitha me shqiptarët, Rusia juaj është shumë pak.

09:00 | 19/12/2017
në Opinion
0

Nga Spartak Ngjela

Politika amerikane e përshëndeti mënjëherë dje shkarkimin e prokurorit Llalla dhe mbështeti emërimin e prokurores së re Marku.

Akoma më do të këtë fuqi korrupsioni shqiptar që të shpresojë se nuk do të ndëshkohet?

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ambasada Amerikane tha hapur dhe qartë dje se në Shqipëri u hoq nga posti i Prokurorit të Përgjithshëm mbrojtësi i korrupsionit të lartë shqiptar.
Ky ishte një sukses i madh për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Po revolta e pretenduar me sokëllimë nga korrupsioni, si i shfaq?

E gjithë “revolta” e korrupsionit rezultoi një flluskë sapuni. Kurse vetë Saliu u flak si një rreckë e vjetër në kanalin kullues të kohës.

Po, e gjithë kjo, la një shije të hidhur në opinionin publik shqiptar për të gjithë klasën politike: Shqiptarë! a e shihni se për kë votoni masivisht dhe me sy mbyllur?!
I patë vjedhësit në revoltë?
Historia do të tallet me këta trutharë që e kanë ditur vjedhjen e shtetit dhe të shqiptarëve intelekt të lartë drejtimi.

Por ama, që sot e tutje, kushdo që kërkon të hyjë në politikë, të
mendonohet mirë, se, Shqipëria, me ndihmën e Amerikës dhe Bashkimit Europian, do të hyjë në një vetëdisiplinim racional të qeverisjes së moralshme.

Po le ta analizojmë më thellë çështjen

l.
Gëzimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë për rrëzimin e prokurorit që mbronte korrupsionin e lartë në Shqipëri; tregon dy arsye të cilat do ta rrisin optimizmin e shqiptarëve:
E para: që politika amerikane do ta çojë deri në fund vendosjen e drejtësisë dhe moralitetit në Shqipëri.
E dyta: që shumë shpejt do fillojë goditja penale e korrupsionit të lartë shtetëror.

Të dy këta aspekte, shqiptarët po i prisnin me padurim dhe me shqetësim të brendshëm, brenda pyetjes: a do ta çojë Amerika deri në fund luftën kundër banditizmit qeverisës në Shqipëri?

Akti i djeshëm i politikës amerikane i ka bërë sot shqiptarët që të hedhin edhe një hap më tej në shpresën e tyre.

ll.
I patë sesi u ekzaltuan të korruptuarit e mëdhenj të opozitës dje në Parlament?
Ja, këta kanë qënë së brendshmi në historinë politike të Shqipërisë të gjithë pushtetarët hajdutë dhe shitës të interesit kombëtar në njëqind vjet.

Ajo që shfaqën dje me mjete primitive në Parlament grabitësit e jetës së shqiptarëve, nuk ishte një mllef i tyre kundër maxhorancës shqiptare, por një mllef kundër Amerikës, për faktin që kjo është bërë me popullin shqiptar kundër sunduesëve, të tërë banditë dhe shitës të vazhdueshëm të interesit kombëtar te
fqinjët pushtues.

lll.
Por tani për korrupsionin shqiptar mori fund gjithçka.
Asnjë nga këta pushtetarë aktualë nuk është më i sigurt. Asnjë, në të dy krahët e politikës shqiptare.

Koha e spastrimit ligjor të imoralitetit shqiptar, dje, bëri hapin e vet themelor përpara.

Penguesit e vazhdueshëm të Reformës në Drejtësi, dje menduan që ta bllokonin përfundimisht Reformën, por dështuan sepse populli nuk i përkrahu.
Po, si ka mundësi që të vjedhurit të ngrihen e të mbrojnë grabitësit e mirëqënies së tyre?
Ende nuk janë në gjendje që ta bëjnë brenda vetes këtë pyetje këta politikanë trutharë?

lV.
Nuk ka gjë më qesharake se të shohësh pushtetarët e korruptuar e të kapur në korrupsion që duan të pushtojnë Parlamentin e të mos lejojnë votimin e progresit të popullit të tyre.

Të gjithë këta sot janë të mërzitur, se menduan që të mundnin Amerikën me 200 përkrahës të paguar që donin të hynin në sallën e Parlamentit.
Po ja dhe hynë; e pastaj? Do rrëzonin Uashingtonin këta në Tiranë kur në Shqipëri të gjithë shqiptarët janë me Amerikën?
Janë të vegjël nga mendja dhe të liq në ndërtimin e tyre shpirtëror këta të korrupruar.
Babëzia i degdisi dje në shëmtimin më karikaturesk të historisë politike të Shqipërisë.

V.
Po, më saktë, çfarë pamë dje?
Dje u tregua se më budallenjtë menduan ta zgjidhnin hallin e tyre me “revoltë popullore” përmbysëse, e cila ishte një pamundësi absolute. Kurse ata më të mençurit, domethënë maxhoranca, menduan që të përfitonin diçka me politikën e pranimit të politikës amerikane antikorrupsion edhe pse janë edhe vetë të rrezikuar nga kjo politikë.

Po, megjithatë, të dy krahët janë të trembur. Kurse politika amerikane dhe ajo gjermane sigurisht që do vijojnë të mposhtin çdo rezistencë të korrupsionit shtetëror shqiptar.

Politika amerikane tani duhet të hidhet në sulm real, sepse akti i djeshëm ka rritur shpresën shqiptare për progres të shpejtë. Sytë e të gjithë shqiptarëve sot janë të kthyer me shpresë të re nga Amerika, si asnjëherë tjetër, edhe pse 97 përqind të tyre gjithmonë ka 27 vjet rresht që janë proamerikanë.

Zotërinj që po përgjoni historinë e Shqipërisë nga dritaret e territoreve shqiptare të pushtuara prej jush!
Kujtohuni dhe binduni se, pas gjithë këtyre shekujve shtypës, erdhi më në fund dhe koha e shqiptarëve. Që nesër e tutje, të gjithë ju – mos kini më asnjë shpresë te korrupsioni shtetëror shqiptar, të cilin keni një shekull që e paguani!

Sepse, Fuqitë e Mëdha perëndimore, tani janë të gjitha me shqiptarët. Rusia juaj është shumë pak.

Etiketa: Ambasada amerikanefuqite e medhakryeprokuroripolitikaRusiaSpartak Ngjela

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Morali i lapërdhisë

Nëse nuk i djeg mandatet, Lul Basha bëhet luledielli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com