Ka qarkulluar një anektodë e hershme që vinte në lojë mënyrën se si vendoseshin emrat në zonën e Mirditës. Barsoleta pak a shumë ishte; shkon një djalë nga Mirdita tek doktori dhe kur paraqitet si Gjin Gjon Mark Dedë Markagjoni, doktori i thotë: I fundit të mbyllë derën.
Si për ironi këtë barsoletë e ka kthyer në realitet kryebashkiaku socialist i Kurbinit, i cili ka ndryshuar emrin 4 herë. Me emrin aktual Artur Bardhi, ai ka pranuar vetë se ka përdorur edhe emrat Gentian Lila, Altin Tanushi, Gent Bushi.
Humori në rrjet ndaj këtij rasti ka qenë i madh, siç është dhe posteri më lart.