Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se marrëdhënia e tij me ish-drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon nuk ka ndikuar pas shkarkimit të tij, duke u shprehur se bashkë komunikonin për detyrat e tyre zyrtare, përmes e-mail.
Çuçi ndër të tjera është shprehur se nuk ka pasur ndonjëherë “ngrohje” e as “ftohje” me të.
“Pa dyshim nuk ka pasur asnjë ftohje e ngrohje. Unë marrëdhëniet zyrtare, me detyrat dhe pozicione të tilla nuk i ngatërroj me ato personale. Bashkë komunikonim me e-mail, me të gjitha raportimet zyrtare që kishim. Përsa i përket ‘ngrohjes’, ashtu siç e shikoni ju, nuk kam qenë asnjëherë i ngrohur me të, e keni parë vetë”, ka thënë Bledi Çuçi.