Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ftesë nga Perandori i Japonisë, presidenti Meta nis vizitën zyrtare në Tokio

Nga Ejona 0

Presidenti i Republikës Ilir Meta niset sot për në Tokio, për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito me ftesë të Perandorit të Japonisë.

Meta pritet të zhvillojë një takim të veçantë me Kryeministrin e Japonisë, Shinzō Abe, si dhe do të ketë takime me disa kryetarë të shteteve të ndryshme, pjesëmarrës në këtë ceremoni.

“Japonia është një partner tepër i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë mirënjohës për solidaritetin, mbështetjen dhe ndihmat bujare teknike e financiare të dhëna ndër vite, që e kanë forcuar edhe më shumë ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar për Japoninë dhe popullin japonez”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej