FSHF: Në pikëpyetje përfundimi i stadiumit “Arena Kombëtare”

Duhet të lëçisni

Ik maturant! “Apliko jashtë!”, “Ik, larg!”

Nga Orilda Kalami Provimet e maturës janë përballja e parë e një filize me shtetin. Një filizë idealist, ëndërrimtar, pasionant, naiv, me talente, pa talente,...

SPAK kërkon sekuestrimin e 32 pasurive të sipërmarrësit Ylli Ndroqi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme sekuestrimin e 32 pasurive të biznesmenit dhe sipërmarrësit Ylli...

Olsian Çela prezanton në Kuvend raportin e PP për vitin 2020

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka bërë raportin për kriminalitetin në vend, për vitin 2020. Gjatë...

LGBTI kërkon heqjen e fjalës “nënë”/ Bes Kallaku: Shpirtin ma ngroh vetëm “o ma, o ba”… (film)

Kërkesa e komunitetit LGBTI për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prind që ka lindur” ka shkaktuar mjaft debat dhe revoltë tek qytetarët, të cilët...

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikur një lajm aspak të mirë për sportdashësit shqiptarë. Në njoftimin e shpërndarë në faqen zyrtare të Federatës thuhet  se “Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Kjo sipas organit më të lartë të futbollit, ngre pikëpyetje për përfundimin e ndërtimit të stadiumit.

Federata mes tjerash thekson se do t’i drejtohet gjykatës për çështjen në fjalë, ndërsa nuk ngurron të sulmojë edhe një grup burokratësh, të cilët sipas FSHF-së nuk iu ka dalë ende mërzia pasi Tirana po fiton një stadium modern.

“Nga Ministria e Financave vjen një lajm tjetër: Komisioni i Apelit refuzon të rimbursojë TVSH-në për pjesën e investimit të kryer nga FSHF në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kjo do të thotë që këtij investimi i mungojnë afërsisht 2 milionë Euro dhe se praktikisht përfundimi i punimeve të stadiumit vihet seriozisht në pikëpyetje.

Në bazë të VKM Nr.953, datë 29/12/2014, neni 5, pika 5, Qendra Sportive Kuq e Zi, ka bërë deklarimet kronologjike në librat e blerjes dhe shitjes të TVSH-së, duke konsideruar dhe deklaruar se qiradhënia e ardhëshme do të jetë e tatueshme. Këtë shpjegim nuk po e bëjmë për Komisionin e Apelit që sillet si një grup “tifozësh ultras”, por për ata që e dinë dhe e kuptojnë këtë procedurë ligjore.

Gjithsesi FSHF do ti drejtohet Gjykatës, për këtë çështje, por është për të ardhur keq se si një grup burokratësh të shtetit dhe të politikës, ende nuk ju ka dalë mërzia, që Shqipëria u kualifikua në “EURO 2016”, dhe janë akoma më të mërzitur që Tirana po bëhet me një stadium modern”, përfundon njoftimi.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Ik maturant! “Apliko jashtë!”, “Ik, larg!”

Nga Orilda Kalami Provimet e maturës janë përballja e parë e një filize me shtetin. Një filizë idealist, ëndërrimtar, pasionant, naiv, me talente, pa talente,...

SPAK kërkon sekuestrimin e 32 pasurive të sipërmarrësit Ylli Ndroqi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme sekuestrimin e 32 pasurive të biznesmenit dhe sipërmarrësit Ylli...

Olsian Çela prezanton në Kuvend raportin e PP për vitin 2020

Në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka bërë raportin për kriminalitetin në vend, për vitin 2020. Gjatë...

LGBTI kërkon heqjen e fjalës “nënë”/ Bes Kallaku: Shpirtin ma ngroh vetëm “o ma, o ba”… (film)

Kërkesa e komunitetit LGBTI për të zëvendësuar fjalën “nënë” me “prind që ka lindur” ka shkaktuar mjaft debat dhe revoltë tek qytetarët, të cilët...

Ish-drejtori i Arsimit parauniversitar thirrje mësuesve: Dilni në protestë, ju është rimëkëmbur dinjiteti (film)

Maturantët shqiptarë në disa qytete të Shqipërisë kanë dalë prej dy ditësh në protestë, pasi janë shprehur se provimi i matematikës këtë vit ishte...