Fshati fantazmë, shqiptarët e braktisin për pasaportën bullgare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fshati fantazmë, shqiptarët e braktisin për pasaportën bullgare

20:32 | 09/07/2017
në Shqiperi
0

Trebishti një fshat në verilindje të Shqipërisë duket një fshat fantazmë, i boshatisur nga banorët e tij, të cilët  nxitojnë për të marrë pasaportën bullgare, e cila u hap derën drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Të paktën kështu raporton në një shkrim të saj agjencia e lajmeve franceze AFP.

Arman Kadriu ka emër shqiptar, por djali i tij 12 vjeçar e konsideron  veten bullgar.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Unë nuk dua të rri këtu dhe të kujdesem për lopët. Unë dua të bëhem futbollist”, shprehet ai i mbuluar nga djersa, teksa gjuan një top në rrugën e fshatit të Gollobord, një  rrugë e mbuluar nga balta.

“Të shkosh në Angli me një pasaportë bullgare është e mundur”, shton ai teksa shqipton në gjuhën bullgare “mirupafshim”.

Shqipëria dhe Bullgaria nuk ndajnë të njëtin kufi. Shqipëria nuk është një vend anëtar i BE.

Por, në projektligjin e ri që po përgatitet në Shqipëri, bullgarët nuk llogariten si minoritet, ndryshe nga grekët, maqedonasit apo serbo-malazezët.

Origjina e sllavëve në komunitete të ndryshme në lindje të Shqipërisë ka qenë shpesh e diskutueshme. Fqinjët maqedonas pretendojnë se ato janë etnitet maqedonas.

Por sipas Agjencisë shtetërore të bullgarëve jashtë, që edhe vendos për nënshtetësinë, familjet bullgare janë vendosur në Shqipëri që në shekullin e pestë dhe pasardhësit e tyre rrjedhin nga diaspora e saj.

Ende nuk ka statistika, por organizatat bullgare në Shqipëri vlerësojnë se janë rreth 100.000 pasardhës të tyre në Shqipëri.

Duket se Parlamenti Europian e pranon dhe në shkurt kërkoi nga Tirana që “të drejtat e etnisë bullgare në zonën e Prespës, Gollobordës dhe Gorës të pasqyrohen në ligj dhe të zbatohen”.

Një rekomandim i tillë ka ngjallur shpresat.

“Çdo ditë rreth 7 apo 8 persona  interesohen të marrin nënshtetësinë bullgare”, shprehet për AFP Haxhi Pirushi, i cili është kryetar i shoqatës “Golloborda e Artë” që jep çertifikata për shqiptarët me origjinë bullgare, çertifikata që njihen edhe nga qeveria në Sofie të Bullgarisë e mbyll shkrimin AFP.

Etiketa: bullgarefantazmefshatiHaxhi Pirushipasaportëshoqata “Golloborda e Artë"Trebishti

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para

Stamboll/ Mijëra protestues në shesh, marshim kundër Erdogan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026
Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

14:47 | 16/03/2026
Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

14:29 | 16/03/2026
Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

14:27 | 16/03/2026
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

14:17 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –
  • Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com