Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Frutat dhe perimet rikthehen në mesin e 20 artikujve më të importuar

Nga Skenderi 0

Frutat dhe perimet u renditën ndër 12 produktet më të importuara në vend në 9-mujorin e këtij viti. Sipas të dhënave nga doganat, importet e frutave dhe perimeve ishin në vlerën e 1.5 miliardë lekëve në janar-shtator 2016, duke kontribuar në këtë mënyrë në 1.4% të të ardhurave doganore

Grupi i frutave dhe perimeve të paktën dy vitet e shkuara nuk ishte i përshirë në 20 mallrat më të importuara në vend. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në buletinet periodike statistikore, publikon herë pas here të dhëna mbi produktet më të importuara pavarësisht se nuk respekton një kalendar të qartë për këtë qëllim.

Më herët, grosistë të fruta-perimeve në tregun e madh ushqimor në kryeqytet kanë pohuar një mungesë të prodhimit vendas të perimeve për arsye se një pjesë e fuqisë punëtore në fshat është orientuar drejt hashashit. Për rrjedhojë, çmimet domateve dhe disa perimeve të tjera në kulmin e sezonit gjatë muajit gusht kanë qenë 30-50% më të larta se një vit më parë.

Nga ana tjeter, sektori i bujqësisë është futur në një trend rënës. Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e dytë të vitit 2016, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, pati rënie prej 1,48%. Në tremujorin e tretë, bujqësia shënoi rënie për të pestin tremujor radhazi.

Shqipëria mbetet vendi me peshën më të lartë të bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në Europë dhe gati sa dyfishi i rajonit, ndërkohë që paradoksi qëndron në faktin se vendi vijon të jetë importues neto i prodhimeve bujqësore. Per përiudhë 8-mujore importet e ushqimeve dhe pijeve ishin 4.3 herë më të larta se ekportet  e këtij grupi.

Në Maqedoni, bujqësia zë 10.2% të peshës në totalin e PBB-së; në Malin e Zi zë vetëm 10% të PBB-së; në Bosnjë, vetëm 7.8% të PBB-së; në Serbi zë 9.7%; në Ukrainë 11.8% dhe në Rusi vetëm 4%. Në vendet e zhvilluara të BE-së, bujqësia zë rreth 2% të PBB-së. Teksa sektori ka pozitë dominuese në ekonominë shqiptare, vendi vijon të importojë produkte ushqimore 4.7 herë më shumë se sa eksporton.

Kjo ecuri tregon se vendi ndodhet ende në inercinë e trashëgimisë së para viteve ‘90, pa mundur të modernizojë dhe të përshtatë sektorin me nevojat e reja të ekonomisë së tregut. Përkundrazi, masat e marra në vitet 1991 me “masakrën” në copëzimin e tokës për frymë, financimet me pikatore dhe politikat fragmentare të zhvillimit e kanë çorientuar zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të sektorit. Bujqësia vijon të dominojë ekonominë shqiptare për nga numri i të punësuarve me (39.7% të totalit) dhe me kontributin në strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Bujqësia në Shqipëri, avantazhin e vetëm konkurrues, ka klimën e ngrohtë që mundëson nxjerrjen e prodhimeve në treg një muaj para rajonit dhe kjo nuk është pak.

te-dhenat

/monitor.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej