Krybashkiaku i Lezhës, i arrestuar për tjetërsim pronash do të dalë nesër para toga të zeza.
12 të arrestuarit e dosjes “Rana e Hedhun” nën hetim për falsifikim dokumentesh dhe tjetërsim pronash do të dalin këtë të hënë para Gjykatës së Lezhës.
Zyrtarët lokal të hetuar nga prokuroria akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar afro 260 mijë m2 në zonën e plazhit, duke e kthyer në pronë private e më pas duke e shitur kundrejt vlerave të konsiderueshme monetare.