16 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar nga policia Kufitare në bashkëpunim me Frontex në afërsi të fshatit Trestenik.
Mësohet se emigrantët e ndaluar janë të kombësive të ndryshme, si irakianë, marokenë, sirianë dhe algjerianë.
Mësohet se mes të ndaluarve ka edhe gra dhe fëmijë.
Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur se emigrantet po intervistohen aktualisht në pikën kufitare të Kapshticës.