Në Angli po qarkullonin zëra që shihnin Zinedine Zidane në stolin e Manchester United, në vend të Jose Mourinhos.
Sipas “L’Equipe”, drejtuesit e Manchester United janë gati që të shkarkojnë nga detyra Mourinhon, që është gjithnjë e më shumë në qendër të polemikave, sidomos për lëvizjet në merkato të “djajve të kuq”, aspekt për të cilin nuk e fshehu aspak pakënaqësinë e tij.
E përditshmja franceze e përshkruan Zidane si një person që është në kërkim të stimujve të rinj, e një klub si Manchester United e tërheq padyshim shumë. Francezi po e ndjek me vëmendje të veçantë situatën te Manchester United, pasi Mourinho është në luftë me të gjithë ambientin, ku spikasin edhe përplasjet me Paul Pogbanë.