Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Francë/ Të shtëna me armë zjarri në një xhami, dy persona të plagosur

Nga Klodiana 0

Një 84-vjeçar është arrestuar pasi plagosi me armë zjarri dy persona në një xhami në qytetin Bayyone në jug të Francës.

Siç raportojnë mediat lokale, sulmuesi, një ish-ushtar, qëlloi ndaj besimtarëve brenda në xhami përderisa po kryenin lutjet, si pasojë e të cilës u plagosën dy persona të moshuar të cilët u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Sulmuesi, i cili deri më tani nuk është identifikuar, u arrestua në shtëpinë e tij pranë komunës Saint-Martin-de-Seignanx.

Mediat lokale raportuan se policia gjeti armë dhe granata në adresën e sulmuesit.

Duke cituar burime të policisë, mediat po ashtu raportuan se sulmuesi kishte lidhje me të djathtën ekstreme dhe ishte një kandidat i Partisë së Frontit Kombëtar të udhëhequr nga Marine Le Pene, e cila më vonë ndryshoi emrin në Tubimi Kombëtar.//AA

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej