Një person është qëlluar për vdekje nga ushtarët në Francë pasi sulmoi me thikë kalimtarët.
Ngjarja ndodhi në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit të Marsejës “Saint Charles” mesditën e sotme.
Policia ende nuk ka zbuluar motivet që e shtynë agresorin drejt këtij veprimi, madje as nuk është identifikuar ende.
Policia ka evakuuar stacionin duke bllokuar hyrje daljet.